Budallakia nuk ka kufi! Organizohet maratonë me rastin e synetisë së djali, vendi i parë fiton veturë luksoze


Vera në mesin e shqiptarëve vjen si zakonisht me shumë festa. Përpos dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, shqiptarët verën e shfrytëzojnë për të kryer edhe një obligim tjetër të rëndësishëm, atë të synetisë.

Se shqiptarët këngën e vallen e kanë zakon e dëshmon edhe fakti se me rastin e synetive të fëmijëve të tyre organizojnë festa të mëdha, duke shpenzuar shuma të majme të parave, të cilat mbase kompensohen përmes adetit që kur djemtë bëhen synet, atyre u dhurohen para si “shpërblim”.

Mirëpo, një shqiptar nga Maqedonia në këso lloj organizimesh ka shkuar edhe më larg duke sfiduar edhe organizimet që bëhen në nivel komunal e shtetëror. Ai me rastin e synetisë së djalit të tij, ka organizuar gara në vrapim, që për kah numri i shpërblimeve ia kalon edhe maratonës së Prishtinës.

Në maratonën që është njoftuar të mbahet më datën 29 të këtij muaji, tri vendet e para do të përfitojnë shpërblime mjaft të mëdha, gjersa më keq është njoftuar se nuk do të mbetet as vendi i katërt.

Konkretisht vendi i parë është njoftuar se do të shpërblehet me një veturë të tipit Nissan Frontier, vendi i dytë me një motor Skuter dhe vendi i tretë me një TV plazma.

Shpresojmë të mos kenë dëgjuar për këtë maratonë, atletët nga Kenia, sepse mbase mund të bojkotojnë maratonat në Prishtinë, ku gjithmonë marrin pjesë.

Më poshtë në video mund të shihni edhe njoftimin e familjes Xheladini nga Baçishta e Maqedonisë.

Baby Boo