Shkup-Butel: Arsimtari rreh me dru nxënësin 13 vjeçar, reagojnë MASH, policia dhe prokuroria (FOTO)


Nga SPB-aë në Shkup njoftojnë se  D.B(45) ka paraqitur se në ora 12:30 në Shkollën fillore në Butel, gjatë orës mësimore, fëmija i tij 13 vjeçar nga ana e mësuesit është sulmuar me shkop të drurit dhe i ka shkaktuar lëndime trupore, në duar dhe në qafë.

Menjëherë pasi është paraqitur rasti punjonjësit e Stacionit policor në Çair kanë dalë në vendin e ngjajres dhe është njoftuar prokurori publik si dhe njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Edhe Ministria e Arsimit ka dënuar ashpër ërdorimin e dhunës nga ana e arsimtarin ndaj nxënësit. MASH kërkon urgjentisht të reagojnë organet e rendit dhe prokuroria të hap procedurat adekuate ligjore.

Baby Boo