Buçi: Së shpejti vlerësim elektronik i makinave të importuara


Nuk do ketë më hapësirë për manipulim me çmimet për import të makinave të përdorura, vlera e tyre nga sot do të përllogaritet në mënyrë elektronike vetëm me shënimin e numrit të shasisë ndërsa procedura doganore për import do qëndrojë e njëjta.

Sipas zv.drejtorit të doganave Irfan Buçi, deri më tani vlerësimi është bërë me katalog sipas çmimit minimal dhe maksimal për doganim të makinave në varësi nga pajisjet shtesë që ka lënë hapësirë për korrupsion.

“Me këtë përcaktim elektronik të vlerës së makinave mundësohet më shumë transparencë pasi që një pjesë e madhe e shoqërisë është ankuar në mënyrë subjektive gjatë caktimit të çmimeve të makinave që janë zhdoganuar kështu që në këtë mënyrë do të përfitojmë çmim real që nuk do të lë hapësirë për subjektivizëm”, ka thënë mes tjerave zv.drejtori Buçi.

Ndërkohë që dogana po paralajmëron edhe të reja gjatë importit të makinave e me ndryshimet e reja ligjore që do të bëhen sipas ligjeve europiane e që do të futen në procedura qeveritare deri në fund të vitit nuk do të ekzistojë më akcizë për makina ndërsa kjo pjesë do të bëhet tatim i ri i cili do të futet në ligjin për tatim të makinave.

Për momentin për makinat në vlerë deri në 3 mijë euro nuk ka akcizë, për makinat të cilat vlerësohen më shumë se 5 mijë euro akciza është 1.5% ndërsa për ato mbi 30 mijë euro akciza është 18%.

Baby Boo