Jane Çento nga burgu: Djali im mbush 4 vjet dhe unë nuk do ta shoh


Mos bëni famë me emrin tonë se a do të na dërgojë në Idrizovë, shkruan në rrjetin social Fejsbuk i dënuari me burg për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, Jane Çento.

“Unë jam dënuar me aktvendim të shkallës së parë dhe unë ka kërkuar që të vuajë dënimin deri sa të përgatis ankesën. Tani gati 20 muaj jam i mbyllur në 4 mure nga 23 orë në ditë në 7 metra katrorë, për higjienën nuk dëshiroj të flas të gjithë i keni parë fotografitë se si duket burgu i Shutkës.”

Ai gjithashtu ka folur edhe për kohën dhe kushtet gjatë kohës që ka vuajtur dënimin për këto muaj, mirëpo i njëjti ka theksuar se aty ndodhet me shumicën e nacionaliteteve të Maqedonisë së Veriut dhe askush nuk dëshiron probleme dhe se gjithsecili po mundohet të del prej aty dhe po kërkon drejtësinë pasi siç ka shkruar ai shumica prej tyre vuajnë dënim për shkak të padrejtësive që u janë bërë.

Baby Boo