Bruksel, procesi “Screening” fillon me drejtësinë


Edhe formalisht vendi filloi procesin e verifikimit të njohur si “Screening”, si fazë finale e përgatitjeve për fillim të negociatave me BE-në. Në takimin e sotëm në Bruksel ekipi i 40 ekspertëve nga vendi dhe ai i Komisionit Evropian hapën Kapitullin 23-gjyqësori dhe të drejtat fondamentale, që është njëherit një nga sferat kyçe ku duhet bërë reforma. Për zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani fillimi i procesit të verifikimit është historike. Ai tha se vendi është i gatshëm të përballet me të gjitha sfidat në mënyrë që negociatat për anëtarësim t’i fillojë vitin e ardhshëm. Kështu ai theksoi se vendi do të punojë në përmbushjen e detyrimeve nga ky proces, respektivisht reformat si dhe paralelisht do t’i realizojë marrëveshjet bilaterale të arritura me Bullgarinë dhe Greqinë.

E kuptojmë se ky është vetëm fillimi i një procesi kompleks të më shumë fazave, gjatë së cilës mijëra faqe të legjislacionit evropian duhet të inkorporohet në legjislacionin tonë, duke siguruar në të njëjtën kohë se institucionet kanë kapacitet, dituri, paisje dhe burime t’i implementojnë në mënyrën e duhur. Por më lejoni të ju siguroj se sado e madhe qoftë kjo sfidë, ke një nivel të madh të entuziazmit dhe motivimit në administratë dhe energji pozitive në shoqëri për euro-integrim- deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska theksoi se Qeveria është e përkushtuar në realizimin e reformave dhe se për këtë nuk do të le asnjë dyshim.

Respektimi i të drejtave të njeriut, gjyqësori i pavarur, sundimi i ligjit dhe demokracia nuk janë vetëm kërkesa që duhet t’i plotësojmë për t’u anëtarësuar në BE. Ato janë, gjithashtu, qëllimet strategjike të Qeverisë së RM-së. Ato janë qëllimet tona të fuqishme dhe të pantestueshme. Kjo u vërtetua në programin tonë qeveritar dhe planet për reforma, Planin 369 dhe Planin 18- tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në BE, Kristian Danielson përmes një postimi në rrjete sociale ka theksuar se fillimi i procesit të verifikimit do t’i jep shtysë reformave.

Me lançimin e procesit të verifikimit teknik (Skriningut) hyjmë në një fazë dinamike, që ka për qëllim t’i jep shtysë progresit në reformat, nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Dita e sotme shënon një moment historik në rrugën drejt BE-së- pohoi Kristian Danielson, Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim në Bashkimin Evropian.

Ekipet do të vazhdojnë punën edhe gjatë ditës së nesërme, kur do t’iu bashkëngjitet Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han. Procesi i verifikimit zgjat rreth 1 vjet, në kuadër të të cilit pritet të mbahen edhe 32 takime të tjera.

Anesa Salihu

Baby Boo