Britani, dënim me burgim për mesazhe islamofobike


Britania e Madhe ka dënuar me 20 muaj burgim Rhodenne Chandin, i cili ka shkruar mesazhe raciste dhe islamofobike nga llogaria e tij në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lëndën e ndjekur në Gjykatën Penale të Birminghamit, Chand ka pranuar aktakuzën ndaj tij për përpjekje për të përhapur urrejtje raciste.

Gjykata ka njoftuar se Chand është shpallur fajtor për veprën penale “nxitje për urrejtje raciste” për shkak të mesazheve të postuara në rrjetin social Twitter pas sulmit me bombë të vitit të kaluar në një koncert në qytetin Manchester të Britanisë së Madhe.

Në mesin e shprehjeve raciste dhe islamofobike të Chandit, i cili u dënua me 20 burgim ishte edhe shprehja se “dëshiron që ta pres një musliman në fyt”.

Në sulmin që Salman Abedi me origjinë nga Libia kreu në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande më 22 maj të vitit të kaluar, humbën jetën 22 persona dhe 59 të tjerë u plagosën.

Baby Boo