BRESHËRI I “MBLODHI” MOLLËT E PRESPËS, SISTEMI I RAKETAVE, 6 VJET JASHTË FUNKSIONIT


Këtë vit në treg do të ketë shumë pak nga mollët e rajonit të Prespës. Breshëri dy herë brenda një muaji e goditi këtë rajon duke shkaktuar dëme të mëdha. E gjithë ajo që duhej të përfundonte në tryezë, tani ka rënë në tokë.

 

“Pemëtarët kanë frikë se prodhimi i këtij viti është përgjysmuar dhe kërkojnë subvencione për të blerë rrjete mbrojtëse që do t’i vendosin mbi të mbjellat e mollëve. Breshërin mund ta pengonin me raketat të cilat tashmë 6 vjet nuk funksionojnë”, u shpreh Agron Shabani – Bujk.

Ata ankohen edhe për kushtet e këqija me çështjen e sigurimit.

“Kushtet për sigurim nga breshëri janë të këqija. Kriteret janë  të rrepta. Mendoj se për disa vite nuk do të mundemi ta marrim as këtë sigurim”, tha Stevçe Radevski – Bujk.

 

“Banorëve më të moshuar të Prespës nuk u kujtohet një stuhi e këtillë. Ata thanë se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt duke shkatërruar gjithçka”, tha Agon Shabani – Bujk.

 

Për motin e ligë në Prespë po dëshmojnë edhe këto incizime.

 

Bujqit në Prespë këtë vit do të mbeten me shporta të zbrazura. Ata frikësohen të mos përsëritet moti i ligë. Në qoftë se përsëritet, në tërësie do të shkatërrohen të mbjellat e tyre mollë.

 

Disa vite me radhë, pemëtarët e Resnjës luftojnë kundër katastrofave natyrore. Vjet, akulli në muajin prill shkatërroi 90% të të mbjellave me mollë, ndërsa breshëri në qershor i shkatërroi deri në fund prodhimet e tjera. Vitin e kaluar në vend të 100 mijë ton mollë, kishte më pak se 10 mijë ton. Prodhuesit pësuan humbje prej 20 milionë eurove.

Baby Boo