Bozhinovski: Gruevski rreh dhe dëbon nga shtëpia gruan e tij


Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shkruar për Nikolla Gruevskin se rreh dhe keqtrajton gruan e tij Borkica Gruevska.

Ja se çfarë shkruan ai në një postim në facebook.

“Sot publikisht deklaroj se Borkica Gruevska, punonjëse në administratë dhe nënë e dy fëmijëve edhe sot si shumë he tjera është rrahur në mënyrë brutale dhe është dëbuar nga shtëpia nga ish burri i saj, ish kryeministri Nikolla Gruevski, aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

Gruevski ka rrahur gruan e tij para mbrojtjes së doktoraturës, dëshmitarë për këtë ngjarje ishte vetëm e ëma e Gruevskit.” ka shkruar Zoran Bozinovski.

Bozinovski bën thirrje deri te policia që ta merr në pyetje sigurimin personal të Gruevskit dhe dhunuesi të përfundojë prapa grilave./Pa Censurë

Baby Boo