Bosnje: Kjo grua e veshur si infermiere, vjedh foshnje nëpër banesa


Merhunis Dedic, 28 vjeçe, e dyshuar për rrëmbimin e një fëmije nga banesën e çifti Lejla dhe Kenan Ismailovski në Haxhic dje, u dorëzua në Prokurorinë e Kantonit të Sarajevës për rrëmbimin e fëmijës.

Të enjten, Dedici u paraqit në mënyrë të rrejshme si një infermiere dhe rrëmbeu një fëmijë nga banesa e çiftit Ismailovski. Ajo për fatë të mirë u gjet shumë shpejtë dhe djali është i gjallë dhe i kthyer tek prindërit e tij.

Pas kidnapimit u shtruan shumë dyshime si si ka ardhur deri të kjo, por duket se kjo e kishte planifikuar që shumë kohë, transmeton gazetametro.net

Dedic kishte huazuar një makinë, kishte veshur mantel të bardhë dhe vendosni një maskë kirurgjikale dhe një stetoskop rreth qafës për të siguruar që të gjithë ishin infermiere pleqsh.

Kur ajo erdhi në rrugën Igmanska, ajo pyeti vajzën që po luante ku gjendet hyrja me numër 19 dhe pasi vajza tregoi se ajo u nisë për të për apartament.

Ajo hyri kur ishte vetëm foshnja dhe tezja. Si arsyetim ajo u nis për në banjo për të pastruar ujin të cilin e kishte derdhur me qëllim. Pastaj e ka mbyllur vajzën dhe ka ikur me fëmijën. Gjatë kësaj kohe, nëna e fëmijës ishte në komunë për të lajmëruar fëmijën e posalindur, ndërsa babai ishte në punë.   Fqinjët të cilët dëgjuan zhurmën kur tezja e godite në derën e tualetit dhe kërkonte ndihmë.

Ajo u ndihmua nga fqinji i parë dhe e liroi, ku më pas u thirr nga policia e cila reagoi shumë shpejt. Në aksion për të gjetur fëmijën janë nisu numër i madh i oficerëve të policisë, një ekip i prokurorëve të prokurorive dhe Policisë Kufitare të BiH.

Ajo u gjet nëpërmjet lokacionit të telefonit, ndërsa nga kamerat e sigurisë ajo është parë duke hyrë në hostelin “Ferijalac”, nga aty policia e arrestoi.