Bora në prill thikë me dy tehe, mund ta ndihmojë Koronavirusin?!


Bora në Maqedoni vitet e fundit bie rrallë, prandaj na gëzon edhe sikur të bie në mes të korrikut edhe gushtit. Mirëpo agronomët paralajmërojnë se reshjet e sotme të borës janë në njëfarë mënyre thikë me dy tehe.

Ata thonë se në njërën anë këto reshje janë të mirëseardhura për akumulacionet e zbrazura, për shkak të dimrit të vobektë me reshje. Por nga ana tjetër, reshjet e borës mund të shkaktojnë dëme tek pemët, të cilat veçmë kanë lulëzuar, transmeton Gazeta Lajm. Një e mirë, sipas agronomëve, është se nuk parashikohet ngricë gjatë orëve të mbrëmjes, prandaj shpresojnë se dëmet nuk janë aq të mëdha. Ata përjashtojnë mundësinë që kjo borë të dëmtojë të mbjellat e grurit dhe drithërave tjera, sepse nuk ka ftohtë të madh.

Në opinion parashtrohet pyetja nëse reshjet e borës ndihmojnë ose shkatërrojnë Koronavirusin, duke pasur parasysh vlerësimet e para të mjekëve ishin se temperaturat e larta e shkatërrojnë këtë virus.

Baby Boo