Inspektorët paralajmërojnë mbylljen e “City Mall”


Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Tregëtar mbrëmë kanë shkuar për kontroll urgjent në Skopje City Mall, pasi ishte denoncuar se një bend po argëton drejt për drejt qytetarët brenda objektit. Duke patur parasysh se restorantet dhe kafenetë dje janë mbyllur pas orës 18:00, Skopje City Mall për të tërhequr vizitorë, ka organizuar një bend të këndojë drejt për drejt, e aty ishte tubuar një masë e madhe njerëzish.

Në momentin kur ka arritur inspeksioni, argëtimi vetëm se kishte përfunduar mirëpo Inspektorati ka komunikuar direkisht me drejtoreshën e qendrës tregtare, ku janë dakorduar se e njejta nuk do të përsëritet. Drejtoresha është shprehur se nuk e kanë ditur se edhe ajo është e ndaluar.

“Do ta mbyllim gjithë qendrën tregtare nëse përsëritet që një bend drejt për drejt të këndojë. Dje inspektorët menjëherë shkuan në vendngjarje, por argëtimi vetëm se kishte përfunduar. Është biseduar me drejtoreshën e cila sqaroi se artistët kanë qëndruar ulur dhe kanë qenë me kontrabas, dhe nuk e kanë ditur se organizime të tilla janë të ndaluara. Përshkak se nuk kanë hasur në shkelje, inspektorët i kanë sqaruar drejtoreshës se çdo lloj argëtimi me artisë është i ndaluar dhe u është bërë me dije se nëse e njejta përsëritet, do të mbyllet e gjithë qendra tregtare”, deklaroi drejtori Paunovski për A1on.

Ndryshe, nga dje ka hyrë në fuqi masa ku ndalohet puna e kafeneve dhe restoranteve pas orës 18:00, si masë preventive kundër përhapjes së korona virusi. Kjo masë vjen para festave të fundvitit, dhe do të zgjatë deri më 20 janar.

Baby Boo