“Bombat” e El Çekës, filloi protesta në Shkup


Protesta që vijoi si rezultat i publikimit të materialeve të përgjuara – “Bombave” nga “El Çeka”, ka filluar në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Mbi 100, qytetarë, të udhëhequr nga familjarët e El Çekës. kanë filluar marshimin prej Sheshit Skënderbeu, drejt Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe kjo është protesta e tretë kundër siç e quajnë ata, “Klanit të Zajazit”, vend nga ku vjen lideri i partisë politike në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili me bashkëpartiakët e tij dëgjohet të bisedohet në “bombat” e publikuara nga “El Çeka”.

Protesta u nxit nga vetë ai, ndërkaq organizohet nga vëllai i tij dhe disa lëvizje shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe diasporë.

Baby Boo