Salihu: “ Edhe qielli qau për ta”


Edhe qielli qau për ta

Urim Salihu

Të numërosh deri dhjetë të merret fryma dhe jo më të shikosh dhjetë varre të hapura ku do prehen përgjithmonë dhjetë trupa të njomë të një familjeje.Por tragjedia nuk mbaron këtu.Janë 45 jetë të shuara që ikën në këtë dhjetor të ftohtë të një viti të zi.
Për një çast ndalesh dhe kujton edhe njëherë se çfarë zemre prej gurri kanë ata familjarë që mund ta durojnë këtë tragjedi të vërtetë,këtë trishtim që të përpin .Sytë janë lëshuar drejt humnerës dhe nuk e heqin më dot shikimin prej atje.

I sheh fotografitë e fundit të tyre ,me buzëqeshjen prej diamanti para se të ktheheshin dhe zhytesh në mendime të thella duke pyetur parreshtur :Sa goditëse është jeta! Përse duhej të iknin kështu?!

Ata nuk arritën të kthehen kurrë.Lodrat e dy bineqëve u bënë shkumb e hi .Ata nuk arritën të rriteshin kurrë por shkuan bashkë në përqafim me prindërit në parajsë.
Në këtë udhëtim të fundit të vdekjeve e kupton sa qenie e fortë është njeriu.E kupton sa mund të durojë dhe në të vërtetë ai duron shumë.

E premtja ,kjo ditë lutjesh ,nisi me një makth.Secili nga ne kishte shikimin nga qielli për të parë si pushtuesit e qiellit zbresin në Tokë të mbushur me trupa të bërë hi .Ata lëshuan dhimbjen në Tokë dhe për pak kohë vetë koha u ndal .

Mes zisë dhe pikëllimit të gjithë pyesim a do jetë e fundit tragjedi kjo?!

Baby Boo