“Boll Ma”, brohoritin protestuesit kundër Lumezit e Haradinajt


“Boll Ma” ka qenë parulla e protestuesve që po e kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi, por edhe përgjigje për deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj,

Shefi i ekzekutivit ditë më parë deklaroi se nuk mundet t’i akuzojnë veteranët dikush që në kohën e luftës ka qenë në kampet e refugjatëve.

Pak më parë ka nisur protesta për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në protestë po marrin pjesë qindra qytetarë të cilët janë nisur nga shesh “Zahir Pajaziti” drejt zyrës së kryeprokurorit.

Protestuesit po brohorasin “Lumez, ik” dhe “Pishpirik je vet” duke iu drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, që ashtu e kishte quajtur prokurorin Elez Blakaj, tashmë të dorëhequr.