Bogoevski: Më 30 shtator, me guxim, në mënyrë masive dhe me dinjitet të themi PO për anëtarësimin në NATO dhe BE


Deputeti i shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM dhe koalicioni, Pavle Bogoevski u bën thirrje qytetarëve dhe qytetareve, së bashku, me guxim dhe me përkushtim të marrin pjesë në sigurimin e të ardhmes së shtetit tonë.

“Me marrëveshjen e arritur të Greqisë me Maqedoninë, për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë ofrohet shans më e drejtë dhe më e mirë, shikuar historikisht për sigurimin e të ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për herë të parë kemi shans me të vërtetë vetë të vendosim për të ardhmen tonë. Me pranimin e Marrëveshjes së Prespës ne i pranojmë edhe përfitimet e tij”, thotë Bogoevski.

Me këtë Marrëveshje, sipas tij, identiteti i Maqedonisë është përforcuar dhe mbrojtur njëherë e përgjithmonë.

“Gjuha është siguruar dhe pranuar në formën e saj burimore pa kurrfarë fusnota, mbiemra ose shtesa. Shtetësia jonë është maqedonase, tani dhe në të ardhmen, ndërsa simbolet shtetërore siç janë himni, flamuri dhe stema  nuk do të ndërrohen. Të respektuar qytetarë dhe qytetare, me pranimin e kësaj marrëveshje për herë të parë hapen dyert për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, atje ku  përkasin vlera dhe civilizimi”, thekson Bogoevski.

Ai shtoi se përkrahja e kësaj Marrëveshje dhe çështja e referendumit, për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë është akt më i lartë patriotik.

“Për atë më 30 shtator, me guxim, në mënyrë masive dhe me dinjitet  të themi PO për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës. Të themi PO për të ardhmen e Maqedonisë”, tha deputeti i LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Baby Boo