Publikohen pamje të reja nga vr*asja e Agonis Tetajt: Si reagoi dorasi pas shkrepjes së armës (VIDEO)


Besnik Berisha avokati i të dy*shuarit për vr*asjen e Agonis Tetajt, ka publikuar sot pamje të reja nga momenti i vr*asjes së të riut nga Deçani.
Në këtë videon shihet reagimi i Shaban Gogajt pas shkrepjes me ar*më në drejtim të Agonis Tetajt.
Berisha këtë video e përcolli edhe me një shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vr*au aksi*dentalisht shokun e tij.

“Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksi*dentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj. Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vr*asjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vr*asjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, go*ditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrë*zua në tokë i gjakosur. Kujtojmë që ky aks*ident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij. Faktet nuk duan koment!!”, ka thënë ai.

https://insajderi.org/wp-content/uploads/2021/03/10000000_492639005070363_3027483834607412199_n.mp4

Baby Boo