Bleu veturë 22 mijë euro, tetovari dyshohet për larje parash dhe evazion fiskal


Një tetovar nga fshati Bërvenicë ka rënë nën thjerrëzën e policisë së Tetovës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “larje parash” dhe “evazion fiskal”, ku nga paratë e fituara ka blerë veturë 22 mijë euroshe.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër S.M. (57) nga fshati Bërvenicë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “larje parash”. Gjatë vitit 2019, i denoncuari me paratë e fituara nga veprat e inkriminuara që lidhen me veprën penale “evazion fiskal”, ka blerë veturë në vlerë prej 1.359.600 denarë (22,073.74 Euro) në një autosallon në Tetovë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Baby Boo