Blerjet, qytetarët përshtaten me rregullat e reja


Radhë për hyrje, dezinfektim duarsh dhe “blerje” pa provuar rroba. Qytetarët mësohen me mënyrën e re të blerjes, në qendrat e mbyllura tregtare, që dje hapën dyert e tyre për klientët. Ata që tashmë kanë blerë thonë se nuk kishin problem me rregullat e reja të blerjeve.

“Nuk i provojmë tani, thjesht po shikojmë çfarë na mungon.”

“Si përshtateni me këto masa tani?”

“Epo, në varësi të situatës, kthehemi në shtëpi dhe i provojmë”.

“Kjo është hera ime e parë që vij për të blerë, nuk e kam idenë se si është, përpiqem të përshtatem ashtu si shkoj.

– Prova e veshjeve është e ndaluar, si do ta provoni?

“Do ta zbuloj tani”.

Objektet e gastronomisë dhe këndet e fëmijëve janë ende të mbyllura, dhe zakonisht radhë të gjata presin përpara supermarketeve. Nga Qendra tregtare që ekipi Alsat e vizitoi sot, thonë se protokollet respektohen.

Ka vende për dezinfektimin e duarve në qendrën tregtare, si dhe në hyrje të dyqaneve, punonjësit kanë maska dhe doreza, mirëmbahet rendi në qendrën tregtare dhe secili dyqan krijon rend për hyrje, janë vendosur materialet edukative për mbrojtjen nga virusi dhe rekomandimet për të mbajtur distancën- deklaroi Olivera Debarlieva – Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun “Kapitol Mall”.

Përveç qendrave që dje filluan punën, ditët e fundit janë hapur edhe bastoret sportive, auto-shkollat dhe qendrat për edukim.

Baby Boo