Blerim Reka mblodhi nënshkrimet për kandidaturën për president


Blerim Reka mblodhi nënshkrimet për kandidaturën për president

Profesori, Blerim Reka, ka mbledhur nënshkrimet nga qytetarët për tu kandiduar për president në zgjedhjet e ardhshme. Nga selia e tij kanë thënë se në më pak se 15 orë janë mbledhur mbi 11 000 mijë nënshkrime.

“Kandidati i pavarur, prof. D-r. Blerim Reka, tash edhe oficialisht është kandidat në zgjedhjet presidenciale në R. Maqedonisë së Veriut. Duhet të theksohet se në më pak se 15 orë, Rekën e kanë përkrahur mbi 11 000 mijë qytetarë, të cilët e konfirmuar përkrahjen e fuqishme për kandidimin e tij. Ju falënderohem  strukturave të partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa për kontributin dhe përkrahjen në gjithë këtë proces, në mbledhjen e nënshkrimeve. Falënderohem të gjithë qytetarëve për përkrahjen e tyre: Në përkushtimin tuaj, e gjejmë guximin tonë” kanë theksuar nga atje.

Baby Boo