Muaji i Ramazanit, policia me thirrje për qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit


Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bëjnë apel për kujdes të shtuar të qytetarëve gjatë Muajit të Ramazanit. Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës apelon që gjatë vizitave tek njëri-tjetri të mbyllen shtëpitë dhe të kontrollohet rrethina. Nga ky institucion thonë se do të shtojnë patrullimet gjatë kësaj periudhe.

“Qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në darkat e Iftarit apo tek të afërmit. Ata këshillohen që të mbyllin dyert, të mos i lënë dritaret hapur dhe të mos publikojnë fotografi nëpër rrjetet sociale, duke dhënë sinjale se nuk janë në shtëpi, pra se janë me persona të tjerë. Nga ana tjetër, nëse vërejnë lëvizjen e personave të dyshimtë pranë banesave të tyre, duhet të telefonojnë në numrin e telefonit pa pagesë 192 ose 112, gjë që do të kontribuojë dhe do të ndihmojë për një reagim të shpejtë dhe efikas të shërbimeve të policisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Tetovë.

Baby Boo