Blerim Latifi: “Kurti do të bie për 40 ditë”


Profesori Blerim Latifi thotë se nëse Albin Kurti do të vazhdojë me kursin e kaluar, ai nuk do të jetë në qeveri as për 40 ditë. Latifi në emisionin “Pressing” në T7 thotë se pret diçka tjetër nga Kurti.

“Nëse Albin Kurti nuk ka marr mësim nga mësimet e kaluara nëse ai ka me vazhdu me kursin e tij konfIiktual nëse ai do të vazhdoje me aггogance e tij me shqyrtimin e cdo gjëje që ndodh, jo 52 ditë po as 40 ditë nuk ka mi shku. Megjithatë unë pres diqka tjetër”, tha ai.

Sipas Latifit, ai nuk do ta ndjekë kursin e kaluar pasi Kurti supozon që me administratën Biden do të ketë një raport më konstruktiv. “Albin Kurti do të jetë shumë ma pragmatik, krejt hapësirën e veprimit politik do ta ketë në pozicionin e tij, si kryeministër. Kështu që nuk mendoj që ai do të vazhdojë me kursin e kaluar.

Nisur edhe nga fakti se ai supozon që me administraten e Biden do të ketë një raport më konstruktiv”, tha Latifi.

Baby Boo