“Ky është Mërgimi, personi që mashtroi shumë biznese”


Fisnik Ismaili
Një update për mashtruesin Mërgim Gashin, pronarin e Stuttgart Airways:
Mora shumë mesazhe, nga njerëz që e njihnin, njerëz që kanë dëgjue për mashtrimet e tij, por më e rënda, nga njerëz që i kanë ofrue shërbime – kryesisht kompani në Kosovë.

Dy hoteleve iu kish ikë pa pague. Në njanin prej tyne kish ndejtë një muaj.
Dy agjencive tjera të dizajnit iu kish kërkue logo edhe nuk i ka pague asnjëherë.
Një agjenci udhëtimesh, të cilit për kohë të gjatë nuk ia kthen borxhin.
Një organizator festash, i cili i ka organizue party për Mërgimin dhe ky i ka ikë pa e pague.
9 biznese tjera, që nuk treguan detaje, por që ishin djegë me Mërgimin.
4 familje që i kishte mashtrue me bileta, një prej tyne tha se ka mashtrue SHUMË tjerë.
Një person që tha se Mërgimi kish ba kërrdi në Zvicër, kish qenë pak në bu*rg, kish vazhdue në Gjermani, i kish mbajtë edhe atje 3 muaj burg dhe dënim 3 vjet me kusht.
Sigurisht ka edhe shumë tjerë.

Ky prapë po vazhdon me mashtrue njerëz. Me kanë çue screenshots të bisedave, madje edhe incizime me zë, ku ky thotë (po parafrazoj): “Ta kam çue dëshminë me vulë banke se ta kam ba pagesën! Unë nuk baj dallavere! Unë nuk e shkeli ligjin! A e din çka bahet nëse bëj dokumente banke fallc?”
Veç unë i kam 3 dëshmi të tilla të miat. Ka ba pagesë, e ka ruejtë si dëshmi, mandej e ka anulue menjëherë. Plot tjerëve njësoj. Të gjithëve tregimi i njëjtë, mashtrimi i njëjtë edhe tekste të gjata se sa i ndershëm është.
Krejt këta njerëz të dëmtuem ishin plot mllef e indinjatë, por duke mos dijtë se çka me ba tutje. Shumat janë prej 500 deri 5000 euro, për të cilat plot po mendojnë se s’ia vlen as me u lodhë duke u baravatë me avokatë në Gjermani, që kushtojnë shumë shtrenjtë.

Nëse Mërgimi është në Kosovë (s’po di a me rrejti që po vjen), atëherë policia duhet ndërmarrë diçka, e ju me tregue nëse e keni pa këtë fytyrë.
Ka njerëz që i ka mashtrue sivjet! Në këtë vit të rëndë për krejt, këtu, midis Kosove. E kjo s’bën me iu falë. Hiç kurrë.

Baby Boo