Blerim Bexheti, përfaqëson BDI për ligjin e PSP


Takimi mes grupeve të punës për harmonizim të qëndrimeve rreth ligjit të ri për PSP ende po vazhdon. Në Ministrinë e Drejtësisë. BDI në këtë takim e përfaqëson udhëheqësi I sekretariatit për drejtësi Blerim Bexheti dhe sekretari organizativ Artan Grubi, të cilët I kanë dhënë mbështetje propozim-ligjit.

Anëtari i grupi të punës së BDI-së, Artan Grubi, para takimit që po zhvillohet në Ministrinë e Drejtësisë me grupet e tjera të partive, tha se grupi i BDI-së mbështet zgjidhjen ligjore dhe se shpresojnë të bindim edhe koleget e opozitës.

Propozim ligji qe është miratuar ne qeveri, tashmë është dorëzuar ne Parlament dhe është në pajtueshmëri mes LSDM-së dhe BDI-së e shpresojmë ta marrim mbështetjen edhe nga VMRO-ja dhe grupet tjera parlamentare. BDI-ja mbështet zgjidhjen ligjore dhe shpresojmë t’i bindim edhe koleget tanë nga opozita- tha Artan Grubi, BDI.

Baby Boo