Bleona Qereti kërkon të rinumërohen votat në SHBA


Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Teksa numërimi po vazhdon, në tri shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania, zyrtarët e fushatës elektorale të zotit Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Tashmë një peticion online është nisur edhe në rrjetet sociale, duke kërkuar nënshkrimin e tij, për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka përdorur ndikimin e saj në rrjetet sociale për të shpërndarë peticionin, duke u kërkuar fansave të saj që ta nënshkruajnë atë në formatin online.

Kujtojmë që të dielën, ajo performoi në Michigan për komunitetin e shqiptarëve që po mbështesin Trumpin për president, teksa edhe u takua personalisht me ndërmjetësuesin e dialogut të Kosovës me Serbinë nga Administrata Trump, Richrard Grennell.
Peticioni në fjalë këfrkon rinumërimin e votave në shtetet: Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Colorado.

Baby Boo