Biznesmeni kosovar intervistë për TV-të gjermane: Kjo ishte kërkesa ime për Merkelin


Biznesmeni i njohur kosovar në Berlin, Bujar Bela ishte fokus i mediave të njohura gjermane me rastin e korona-virusit.

“Sat 1”, “Pro 7”, “Sat 1”, “Kabel 1” si dhe “Ëelt”, ishin tv dhe gazetat që i kushtuan storje kosovarit që posedon 3 restorante në qendër të Berlinit.

Apeli i Belës ndaj politikanëve gjermanë- parlamentit si dhe kancelares Angela Merkel, ishte që tatimit prej 19% të ulet në 7%.

Sipas tij, kjo do t’i jepte një lehtësi të madhe bizneseve në tërë Gjermaninë.

Ndërsa, Bela e konsideroi të papranueshme kërkesën që klientët të ulen me nga 1.5 largësi në restorant.

“Kjo nuk do të funksiononte sepse askush nuk vije për ndonjë zor në restorant, të gjithë vijnë ta heqin stresin ose thjeshtë të kënaqen”, ka thënë ai.

Megjithatë, kaçanikasi tregoi se shteti i ka stimuluar bizneset me nga një ndihmë për punëtorët.

Lëvizje te postimet

Baby Boo