Bizneset nuk mund të përballojnë karantinë të re, shteti pa planë konkret


Për momentin shteti nuk ka plan konkret se si do t’i ndihmojë qytetarët dhe ekonominë në rast se plotësohen parashikimet se nga shtatori Covid 19 do të jetë më i fuqishëm. Alsat u përpoq të merrte përgjigje nga Qeveria nëse vendi ka kondicion financiar për të ofruar pako të reja ndihmë për qytetarët dhe kompanitë? Në vend të një përgjigje konkrete morëm garanci se situata në ekonomi po monitorohet nga afër. Autoritetet thonë se ata mbeten në komunikim të drejtpërdrejtë me odat ekonomike akademinë dhe të gjithë aktorët e tjerë.

Sa i përket qëndrimit të biznesmenëve ai është i qartë ekonomia po bëhet gjithnjë e më pak likuide. Biznesmenët janë të prerë që valës së dytë serioze të koronavirusit me një ngrirje të re totale të sektorit real nuk do të mund t’i rezistojnë. Në rrezik më të madh janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat tani po pësojnë humbje edhe atë të mëdha. Pa masa të reja nga shteti për biznesin dhe qytetarët situata do të jetë shumë e keqe paralajmërojnë odat ekonomike.

Alsat tashmë informoi se bankat po bëjnë analizë dhe llogaritë nëse do ketë hapësirë ta shtyjnë edhe më tej pagesën e kredive të qytetarëve. Informatat nga sektori bankarë janë se 70% e qytetarëve që kanë marrë kredi nga bankat këstet e pagesës i kanë shtyrë deri në tetor. Ndryshe në periudhën e fundit qytetarët gjithnjë e më vështirë e kanë të dëgjojnë mendimin e ekspertëve lidhur me krizën ekonomike në vend. Njohësit e krizave të këtilla ekonomike nuk duan të komentojnë që të mos i lidhin me njërën ose tjetrën parti politike ose tashmë janë të afërt me ndonjërën prej tyre dhe nuk duan ta rrezikojnë pozitën e tyre./Ile Petrevski

Baby Boo