Latifi i kundërpërgjigjet Talit: Të quanin ‘Driton Kali’, po vazhdon ta mbash këtë epitet me plot meritë


Profesori i filozofisë, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj deklaratës së Driton Talit, këshilltar politik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka përmendur Latifin në një shkrim të tij të djeshëm ku kishte reaguar për deklaratën e filozofit në lidhje me leksionet që duhet të mësojë Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi i është kundërpërgjigjur Talit, i cili e quajti “filozof i Hashimit”, duke i thënë se kjo është një dezinformatë pasi që nuk është këshilltar i Presidentit Thaçi që nga viti 2013.

Latifi tutje e quajti Talin servil, duke treguar me shembuj se si i është servilosur Thaçit, i cili në atë kohë ishte kryeministër, duke shtuar se në bazë të këtij qëndrimi, Talin më nuk e quanin në mbiemër, por “Driton Kali”, e që sipas Latifit ky i fundit vazhdon ta mbajë këtë epitet me plot meritë.
“Driton Tali ishte servil shumë i patalentuar. I patakt në sjellje, politikisht i papjekur, konfuz në ato që mendonte se dinte, ai nuk arriti t’i bëj përshtypje askujt. Madje, ia patën ndërruar edhe mbiemrin: nuk i referoheshin më si Driton Tali, por si Driton Kali. Statusi i tij i fundit më jep të kuptoj se ai vazhdoka ta mbaj këtë epitet me plot meritë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, gjatë ditës së djeshme, kishte shkruar në rrjetin social Facebook për Latifin që i kishte numëruar leksionet që duhet të mësojë LVV, për të cilën tha se nuk është pronare e të vërtetës.

Ai madje ka shkruar edhe për prejardhjen e presidentit Thaçi për të cilin thotë se vjen nga një shtresë e ulët fshatare, duke e përmendur se babai i ka punuar si ruajtës i fushave të shtetit, ndërsa e ëma amvise.

Baby Boo