Bizneset e “Burdushit” nuk i paguanin tatim shtetit


Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, po akuzohet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për mashtrim ndaj një klienti, të cilit sipas aktakuzës dyshohet se ia ka marrë dy mijë euro. Në të njëjtën kohë “Burdushi” dyshohet edhe për shmangie nga tatimi.

Buletini Ekonomik ka gjetur se dy bizneset që janë në emër të Hysri Peqanit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, nuk janë delarues të TVSH-së në Administratën Tatimore të Kosovës.

Fjala është për ordinancën “Burdushi” dhe biznesin tjetër D.P.H Urimi, të cilat janë në emër të Hysri Peqanit.

Të dy këto biznese, sipas dokumenteve që posedon Buletini Ekonomik, nuk janë deklaruese të TVSH-së në ATK.

“Ky tatimpagues nuk është i regjistruar për TVSH”, thuhet për të dyja bizneset.
Se Peçani po hetohet edhe për shmangie tatimi e kishte konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu. Sipas tij Peçani është i dyshuar për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

“Gjatë bastisjes janë gjetur armë dhe municion dhe po ashtu janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme”, pati thënë Kryeziu për media.
Ndryshe Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” pas arrestimit të djeshëm me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ditë më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për veprën penale mashtrim. Sipas Prokuro

Baby Boo