Bitcoinit i bie vlera pasi Kina i shpall të gjitha kriptovalutat ilegale

Vlerave të monedhve kriptografike iu ra sot vlera, pasi Banka Popullore e Kinës e shpalli tregun të paligjshëm.
Banka Qendrore e Kinës tha se të gjitha format e transaksioneve të kriptomonedhës duhet të ndaloheshin.
Vendimi goditi kriptovalutat dhe uli çmimet në të gjithë tregun.

Baby Boo

Bitcoin, vlera më e madhe kripto në botë, ra deri në 5 përqind, duke pakësuar fitimet në treg me mbi 42 mijë dollarë, me një rënie prej 2.6 përqind. Ethereum, kriptoja e dytë më e madhe, ra 6.3 përqind, në 2,888 dollarë.
Cardano ishte 2.4 përqind më e ulët – 2.15 dollarë, Solana u zhyt 6.9 përqind apo 134 dollarë, dhe Litecoin humbi 5.9 përqind apo 149 dollarë. Tregu i gjerë ra rreth 4 përqind, sipas të dhënave nga CoinMarketCap.com.

Aksionet me ekspozim të konsiderueshëm ndaj kriptomonedhës pësuan. Coinbase, shkëmbimi i kriptovalutave amerikane, u zhyt 3.6 përqind në para-tregun në Nju Jork, dhe minatori i kriptove Argo Blockchain u godit me 10 përqind në Londër. Pekini ka kundërshtuar prej kohësh kriptovalutat. Ai e sheh kripton si një rrjedhje të burimeve të energjisë dhe një magnet potencial për pastrimin e parave dhe aktivitete të tjera të paligjshme.