Bislimovski: Nuk pres çfarëdo problemesh në sektorin energjetik gjatë valës së dytë eventuale të KOVID-19


Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE) Marko Bislimovski të martën do të kryesojë Takimin e bordit të rregullatorëve të Bashkësisë Energjetike (BE) në fokusin e së cilës do të jenë mënyra në të cilën trupat rregullatorë në vendet anëtare të BE-së janë përballur me krizën e shkaktuar nga virusi korona, si dhe thellimi i bashkëpunimit mes trupave rregullatore në rajon dhe mënyra e formimit të tregjeve të përbashkëta të energjisë elektrike dhe të gazit natyror. Me këtë rast MIA bëri një intervistë me kryetarin e KRRE-së.

Të martën në Athinë duhet të mbahet Takimi i 45-të i bordit të rregullatorëve të Bashkësisë energjetike të cilin duhet ta kryesoni Ju. A do të udhëtoni në Athinë ose takimi do të mbahet onlajn për shkak të problemeve me virusin korona?

– Duke marrë parasysh gjendjen me virusin korona ky takim do të jetë takimi i parë i Bordit të trupave rregullatore në kuadër të BE-së që do të mbahet onlajn dhe do të jetë takimi i parë që unë do ta kryesojë si kryetar i sapozgjedhur i Bordit të trupave rregullatore të BE-së.

Besoj se kjo do të jetë një përvojë e re edhe për mua si kryetar i Bordit të trupave rregullatore, por gjithashtu edhe për Bashkësinë energjetike për një mënyrë të re të funksionimit të Bordit të trupave rregullatore në kuadër të BE-së. Pres që kjo praktikë, nëse ka nevojë edhe pas pushimit të kësaj krize, se do të mund ta realizojmë edhe në vitet në vijim.

Pse pikërisht Ju jeni zgjedhur të kryesoni takimin dhe a është kjo një lloj i mirënjohjes për vendin për reformat e zbatuara me sukses në energjetikën?

– Bordi i trupave rregullatore në kuadër të BE-së është një prej institucioneve që funksionon në Bashkësinë Energjetike dhe kryetari i këtij Bordi zgjidhet një herë në dy vite. Kjo nuk është presidencë rrotuese nga secili vend, por secili kryetar i trupit rregullator ka të drejtë të kandidojë. Unë isha kandidati i vetëm në dhjetor të vitit të kaluar dhe jam zgjedhur njëzëri nga të gjitha 10 vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe zërin e Komisionit Evropian.

Kjo para së gjithash paraqet kënaqësi për mua personalisht, por edhe për Komisionin Rregullator të Energjetikës që në vitin 2018 dhe 2019 është komision rregullator i energjetikës që është në vendin e parë në kuadër të raporteve që i bën BE-ja.

Veçanërisht më krijon kënaqësi ajo që e theksoi drejtori i BE-së z. Janez Kopaç, se mua në njëfarë mënyre më shohin si kuadër të tyre, meqë unë marr pjesë në punën e grupeve të punës në kuadër të Bordit të trupave rregullatore të vitit 2005. U paraqet kënaqësi që një njeri që ka filluar punën në grupe të ndryshme dhe ka kaluar shumë trajnime që i ka organizuar BE-ja të bëhet edhe kryetar i Bordit të trupave rregullatore në kuadër të Bashkësisë Energjetike.

Në çfarë do të fokusohet takimi në Athinë?

– Zakonisht në secilin takim secili vend dhe secili trup rregullator e tregon gjendjen në vendin e tij çfarë ndodhë. Duke marrë parasysh situatën me KOVID-19, ajo të cilës më së shumti do t’i kushtojmë vëmendje do të jetë mënyra në të cilën trupat rregullatore në vendet anëtare të BE-së janë përballur me këtë situatë të krizës. Kjo është mirë meqë ne edhe në mënyrë të tërthortë kishim komunikim mes vete me të gjithë kryetarët e trupave rregullatore për të parë se cilat masa i ka ndërmarrë secili trup rregullator. Me siguri mund të mësojmë më shumë nga përvojat që i kanë në vendet tjera dhe ato përvoja të mira mund t’i zbatojmë edhe në vendin tonë, duke marrë parasysh se është evidente se kjo situatë me virusin korona do të zgjasë edhe në periudhën e ardhshme.

Do të fokusohemi edhe në aktivitete që i ka ndërmarrë Grupi i punës për konsumatorët në kuadër të Bordit të trupave rregullatore dhe para së gjithash në bashkëpunimin që e kemi si ECRB me MEDREK, gjegjësisht shoqatat e trupave rregullatore nga vendet që dalin në Mesdheun. Në periudhën e kaluar kemi komunikim jashtëzakonisht të afërt me këto vende dhe do të mund të shohim se si janë zhvillimet e fundit në ato vende edhe atë jo vetëm nga aspekti i KOVID-it, por edhe nga mënyra e funksionimit të tregjeve të tyre dhe komunikimit të përbashkët.

Gjithashtu, do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë të ashtuquajturës “REMIT” – rregullativë që ka të bëjë me monitorimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe të gazit natyror në vendet anëtare të BE-së. Me këtë rast do të shfrytëzojmë edhe përvojën e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh se në këto takime krahas vendeve të BE-së marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Organizatës së trupave rregullatore në kuadër të KE-së (ACER), ndërsa marrin pjesë rregullisht edhe përfaqësues të trupave rregullatore të Austrisë, Italisë, Hungarisë, Greqisë, e kohëve të fundit mjaftë aktive në kuadër të BE-së është edhe Bullgaria.

Më së shumti do të fokusohemi në thellimin e bashkëpunimit mes trupave rregullatore në rajon dhe mënyrën e formimit të tregjeve të përbashkëta të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, duke marrë parasysh se të gjitha ne vendet që jemi atje do të bëhemi edhe vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe në këtë mënyrë do të bëhemi edhe pjesë e tregut panevropian dhe të energjisë elektrike dhe të gazit natyror.

A u tregua sektori energjetik rezistues ndaj pandemisë me KOVID-19?

– Sektori energjetik u tregua në tërësi si i qëndrueshëm. Të gjithë shohim se nuk kishte kurrfarë shkelje në furnizimin me energji elektrike, gaz natyror dhe me energji termike. Në periudhën e parë kishim disa probleme të caktuara me likuiditetin e furnizuesve para së gjithash me energji elektrike, duke marrë parasysh panikun që u krijua te konsumatorët dhe frika që të dalin jashtë dhe t’i paguajnë faturat.

Analizat që i kemi për muajin mars tregojnë rreth 30 për qind ulje të të ardhurave që i kanë mbledhur nga EVN Houm krahasuar me vitin e kaluar, por siç kalonte kriza dhe para së gjithash përmirësimi i mënyrës në të cilën silleshin konsumatorët problemi me likuiditetin është përmirësuar dukshëm dhe tani nuk kemi probleme. Është karakteristike se ka një rënie të caktuar të vogël të konsumit të energjisë elektrike, meqë një pjesë e madhe e objekteve komerciale ishin mbyllur gjë që u reflektua në prodhimtarinë e zvogëluar të energjisë elektrike të Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (TMV) për shkak të nevojave aq të mëdha.

TMV ka problem meqë në këtë periudhë nuk mund t’i shitnin tepricat e energjisë elektrike dhe nëse në vitin e kaluar 2019 në tremujorin e parë kishin të ardhura prej tetë milionë euro në vitin 2020 ata nuk kanë kurrfarë të ardhurash në këtë pjesë. Është karakteristike që edhe çmimet në tregun rajonal të energjisë elektrike në periudhën e kaluar u zvogëluan për shkak të cilës arsye edhe nuk kishte kurrfarë logjike që TMV-ja të shesë teprica të energjisë elektrike, por i ruajtën në nivel të shkëlqyeshëm akumulimet dhe në momentin kur do të krijohen kushte dhe do të rriten çmimet e tregut rajonal të energjisë elektrike TMV sërish do të mund të shesë tepricë të energjisë elektrike në tregun e lirë.

Pra, kemi të ardhura të zvogëluara të TMV-së dhe te MEPSO në raport me të ashtuquajturat të ardhura nga kapacitetet bartëse tejkufitare për shkak se realisht kemi konsum të zvogëluar dhe nuk kishte ngufatje në sistemin. Kjo përafërsisht arrin 7-8 milionë euro në nivel vjetor.

Si është pozicioni i Komisionit Rregullator të Energjetikës pas valës së parë të pandemisë në raport me zbatimin e reformave?

– KRRE-ja në periudhën e kaluar punonte me intensitet të zvogëluar në kuptim të ardhjes së të punësuarve në punën e trupit rregullator, por të gjitha obligimet që i kishte dhe të gjitha aktivitetet e planifikuara i mbaruam me kohë. Gjithçka që kemi si obligim që rezulton nga Ligji i ri për energjetikë dhe akte të caktuara nënligjore që duhej t’i aprovojmë dhe realizojmë.

Përfundimisht i aprovuam edhe rregullat e rrjetit të shpërndarjes së energjisë termike me të cilat çmimin për lidhje për një kilovat të instaluar e kemi ulur për rreth 30 për qind dhe tani është më i ulët për rreth 1.200 denarë. Me këtë, japim sinjal deri te investitorët e rinj të cilët ndërtojnë ndërtesa të lidhen me sistemin e energjisë termike.

Gjithashtu, morëm edhe një vendim shumë të rëndësishëm në përputhje me Ligjin për energjetikë me të cilin i rekomanduam Qeverisë që të dominojë MEMO-n për market operator kombëtar në treg “një ditë përpara”. Kjo është njëri prej kushteve fillestare që më tutje ky operatori ynë të vazhdojë me bashkimin me Bursën bullgare. Vendi ynë dhe Bullgaria do të jenë vendet e para në rajon që i kanë bashkuar këto tregje të organizuara të energjisë elektrike “një ditë përpara” dhe “gjatë ditës”. Intenca jonë është që më tutje drejt këtij tregut tonë të përbashkët me Bullgarinë t’i bashkëngjiten edhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, e më vonë edhe vendet tjera të rajonit.

Vallë vala e dytë eventuale e pandemisë, që paralajmërohet për në vjeshtë, mund të shkaktojë probleme në funksionimin e sistemit energjetik në vend në prag të sezonit të radhës të ngrohjes?

– Nuk pres që të ketë çfarëdo problemesh, meqë tashmë kemi përvojë edhe ne si Komision rregullator të energjetikës dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme edhe kompanitë tashmë e dinë se si të organizohen dhe si të funksionojnë në kushte të këtilla të krizës ndonëse kur filloi vala e parë nuk kishin përvojë në këtë pjesë. Me vetë faktin se nuk kemi ndërprerje në furnizimin e energjisë elektrike dhe në prodhimtarinë e energjisë termike jam i sigurt se kompanitë, duke marrë parasysh përvojën nga vala e parë, dhe nëse, mos e dhëntë Zoti vjen deri te vala e dytë, do të jenë të organizuara edhe më mirë.

Baby Boo