Bislimovski: KRRE po analizon numrat, ende nuk dihet sasa do të jetë rritja e çmimit të rrymës


Kreu i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski, pa përgjigje precize se sa mund të jetë rritja e çmimit të energjisë elektrike, për të cilën po flitet gjithnjë e më shumë në publik gjatë kësaj periudhe.
Bislimovski tha se deri tani kanë mbërritur kërkesat e kompanive dhe shqyrtimi i tyre është duke vijuar.

“Gjatë javës së kaluar KRE pranoi kërkesa nga kompanitë të cilave ua përcakton çmimin, si MEPSO, Shpërndarja e Energjisë Elektrike, NEMO dhe EVN-Home.
KRE përcakton çmimin për këto kompani dhe totali që mund të ndikojë KRE-ja është 38%. Në këtë moment nuk mund të themi asgjë sepse jemi duke analizuar numrat”, tha Bislimovski.

Baby Boo