Edhe Macron i zemëruar me Kinën, vë në dyshim menaxhimin e tyre gjatë pandemisë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dyshime rreth menaxhimit të Kinës me shpërthimin e korona virusit të ri SARS-CoV-2. Ai ka thënë se është ‘naive’ të thuhet se Kina ka menaxhuar më mirë me krizën shëndetësore, duke shtuar se kanë ndodhur “gjëra që ne ende nuk i dimë”.

Më shumë njerëz kanë vdekur në SHBA dhe disa shtete europiane sesa në Kinë ku virusi edhe doli, së paku sipas të dhënave që dorëzohen.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ngritur dyshime rreth shifrave të Kinës dhe shpejtësinë me të cilën ka reaguar dhe lajmëruar shtetet tjera.

Janë shumë raporte të pavarura po ashtu që vënë dyshim këto pretendime të Kinës. Fakti se korona viruset po studioheshin në kushte jo të duhura në institutin e virologjisë në qytetin e Wuhan, ku shpërtheu vetëm kanë shtuar dyshimet gjithashtu.

Nuk ka ndihmuar aspak as ‘revidimi’ i trefishtë i të dhënave nga autoritetet kineze, si dhe tentimi i dështuar për të heshtur mjekët dhe mediat kineze fillimisht me kërcënime. Propaganda e egër dhe lirisht mund të thuhet ksenofobe, madje edhe fashiste kineze që dominon mediat e kontrolluara nga partia komuniste kineze vetëm se e përforcon këtë.

Çka e nxiti këtë konfrontim mes Francës dhe Kinës tani? Intervista e presidentit francez Macron vjen pas një fundjave të tensionuar në Paris me kinezët si pasojë e një hidhërimi e mospajtimi rreth një artikulli në ueb faqen e ambasadës kineze në Francë ku thuhej se shtetet perëndimore i lënë të moshuarit e tyre të vdesin në shtëpi të pleqve. Ambasadori kinez u ftua në Ministrinë e Jashtme franceze për të shprehur pakënaqësinë për këtë.

Artikulli në ueb faqe ishte shkruar nga një diplomat i pa emëruar i referohej gjendjes së rëndë në shtëpitë e kujdesit për të moshuar në Francë, ku ka shumë raste të vdekjeve nga Covid-19.

Kina e quajti gjithë këtë një ‘keqkuptim’. Zëdhënësi i qeverisë kineze Zhao Lijian tha se Kin a asnjëherë nuk ka bërë komente negative rreth asaj sesi Franca po menaxhon me epideminë “ dhe nuk e ka ndërmend të bëjë të tillë”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha për Financial Times se nuk mund të ketë krahasim mes shoqërive të hapura dhe atyre ku e vërteta shtypet.

“Duke parë këto dallime, vendimet e marra dhe atë se çfarë është Kina sot, me gjithë respektin, le të mos bëhemi aq naivë e të themi se është më e suksesshme në menaxhimin e situatës tani” tha Macron.

Baby Boo