Bishevac: Zaevi nuk është njeri që mund t’i besohet!


Ish-deputeti dhe ish-gazetari Safet Bishevac, ka drejtuar kritika të ash*pra ndaj partisë në pushtet LSDM.
Ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Zoran Zaev, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim prej paraardhësit të tij Nikolla Gruevskit.

“Zoran Zaev nuk është njeri të cilit mund t’i besoni. Nuk ka përmbushuar asgjë nga premtimet e dhëna. Lavdërohen se kanë rritur pagën minimale, ndërsa me këtë rritje, ne jemi një vend ku vetëm Kosova është poshtë nesh. Ai jeton më gënjeshtra dhe është shndërruar në një ekzekutues i politikave ndaj të disa shteteve më me ndikim. Nuk ka asnjë dallim në mes tij dhe Gruevskit”, ka deklaruar Bishevac.

Baby Boo