Birësimi i fëmijëve nga Maqedonia në Alabama të Amerikës!


Agjencia ‘Lifeline’ e regjistruar në Alabama të Amerikës, rregullon dokumentacionet për birësimin e fëmijëve, transmeton TV 24.

Në faqen e internetit të kësaj organizata ekzistojnë oferta të ndryshme nga shtete si Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia.

Në fillimin e faqes, janë të sqaruar kushtet, çmimi dhe afatet e birësimit të fëmijëve.

Maqedonia është vendosur në këtë organizatë, nga viti 2015 duke lejuar birësimin e fëmijëve të moshës 1-15 vjeç.

Në kushtet e organizatës për Maqedoninë janë të theksuara, se e gjithë procesi zgjat 18-24 muaj dhe kushton 40.459 dollarë.

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale janë të njohur për këtë organizatë dhe theksojnë se bashkëpunimi bëhen mbi bazë të konventës së Hages të nënshkruar në vitin 1993. Deri tani në këtë ministri ka arritur vetëm një kërkesë për birësim nga kjo organizatë dhe nuk është rregulluar ende./PaCensurë

Baby Boo