Punoi Arjeta Sliu – Fakulteti Pedagogjik, studimet master, USHT
,,Rëndësia e mësimdhënësve dhe përdorimi i metodave komunikative te nxënësit me nevoja të veçanta,,
Abstrakt
Në këtë punim iu rekëm punës hulumtuese dhe do të shtjellojmë problemet e rolit të mësimdhënësit tek nxënësit me nevoja të veçanta tek të gjithë fëmijët me dëmtime të theksuara në mënyra të ndryshme në shkollën fillore “Liria” të komunës së Tetovës. Këtë e kemi bërë duke hulumtuar në shkollën në fjalë nga ku kemi marrë materialet dhe të dhënat rreth numrit dhe përfaqësimit të tyre në aktivitetet shkollore. Këto të dhëna i kemi studiuar, përpunuar dhe kemi nxjerrë një raport rreth integrimit të tyre në shoqërinë e barabartë.
Nga te dhenat e pyetsoreve ka dale se mësuesit në klasë përdorin më shumë mënyrën liberale të mësimdhënies sesa mënyrën demokratike. Ata përdorin metodën e mësimdhënies me qëndër nxënësin në mëyrë që të nxisin të mësuarit aktiv. Mësuesit në klasë përdorin më shumë vlerësimin me notë për nxënësin sesa vlerësimin me simbole. Rregullat në klasë vendosen nga të dyja palët: mesuesi dhe nxënësi. Metodat që përdoren nga mesuesi për të motivuar nxënësit gjatë orës së mësimit janë stimujt moral dhe material. Si psh Nota, fletet e lavderimit, vleresime me ane te lavderimeve shprehje te tilla si:Te lumtë, më ke kënaqur, je më i miri klasës etj.
Kjo na bën me dije që përdorimi i teorive bashkëkëhore në mësimdhënie jep rezultate pozitive në të nxënit edhe te nxënësit me nevoja të veçanta.
Fjalët kyçe: nxënës, mësimdhënës, metoda bashkëkohore, komunikim, nxënës me nevoja të veçanta etj
Lënda e hulumtimit
Në këtë punim diplome iu rekëm punës hulumtuese dhe do të shtjellojmë problemet e rrolit të mësimdhënësit tek nxënësit me nevoja të veçanta tek të gjithë fëmijët me dëmtime të theksuara në mënyra të ndryshme në shkollën fillore ,,Liria..të komunës së Tetovës. Këtë e kemi bërë duke hulumtuar në shkollën në fjalë nga ku kemi marrë materialet dhe të dhënat rreth numrit dhe përfaqësimit të tyre në aktivitetet shkollore. Këto të dhëna i kemi studjuar, përpunuar dhe kemi nxjerrë një raport rreth integrimit të tyre në shoqërinë e barabartë .
Qëllimi I hulumtimit
•Për të përcaktuarcilat janë metodat dhe teknikat më efektive per rolin e mësimdhënësit tek nxenesit
•Për të përcaktuar metodat stimuluese që përdorin mësuesit për të nxitur nxënësit në klase
•Për të përcaktuar sesa kohë i dedikojnë mësuesit çdo nxënësi në klasë.
•Cfare klime mbizotronte brenda klases
Detyrat e hulumtimit
Në vazhdim do të japim të dhënat për paralelet speciale pranë SHF,,Liria,,Tetovë.
Paralelet janë të ndara në tri klasa ku përfshihen tre grup-mosha të ndryshme,në paralelen e pare ku udhëheq mësimdhënësja Ajshe Loki janë nxënësit më të vegjël edhe atë ptej moshes 6-9vjeçare
Paralelja e dytë udhëhiqet nga mësimdhënësje Afërdita Iseni dhe këtu bëjnë pjesë nxënësit me moshë 9-11 vjeçare.
Paralelja e tretë udhëhiqet nga mësimdhënësja Nijare Sulejmani dhe përfshin nxënësit me moshë 11-15 vjeçare.
Hipotezat
Duke pasur parasyshë temën e hulumtimit me një bazë të veçantë me qëllimin e hulumtimit kam parashtruar dy hipoteza themelore:
H1; Roli I mësimdhënësit ndikon në suksesin e fëmijëve me nevoja të veçanta.
H2; Roli I mësimdhënësit është jetik për zhvillimin e nxënësit me nevoja të veçanta,
Variablat
Variabla e pavarur : nxënësi,rrethi social,kushtet në shkollë, mosha,gjinia e nxënësve.
Variabla e varur: kreativiteti I mësuesve, suksesi I mësimdhënësve, suksesi I nxënësve me nevoja të veçanta.
Metodat dhe teknikat e hulumtimit
Për realizimin e humultimit janë realizuar metoda cilësore. Të dhënat janë nxjerrë, nga studimi i kryer në lidhje me temën.Studimi është kryer nëpërmjet instrumentave të mëposhtëm:
•Pyetësorë për mësuesin – nxënësin.
•Vëzhgime të drejtpërdrejta.
Rezultatet nga anketimi
Janë anketuar gjithsejt 25 nxënës nga gjithsejt 30 e tyre pasi aq ishin present ne diten e anketimit. Rezultatet janë si vijon:
1.Si është mësuesi juaj në klasë?
2(6%), – ,9(30%), 14(46%), -.
2.Cilën nga këto metoda përdor mësuesi juaj në klasë?
12(48%), 13(52%), -, -, -.
3.Si ju nxit mësuesi që ju të mësoni sa më shumë?
16(64%), 9(36%), -, -, -.
4.Cila nga këto cilësi karakterizon mësuesin tuaj?
13(52%), 2(8%), 10(40%).
5.Në ç’mënyre ju shpërblejnë mësuesit për sjelljet e mira?
-, -, -, -, -.
6.E përdor mësuesi lojën në klasë në lidhje me mësimin?
20(80%), 5(20%), -, -, -.
7.E nxit mësuesi të punuarit në grupe?
12(48%), 7(28%), 6(24%).
8.Për të ndaluar sjelljet jo të mira mësuesi ndëshkon duke?
-, -, 12(48%), 13(52%).
5. Në ç’mënyre ju shpërblejnë mësuesit për sjelljet e mira? 60% e nxënësve shprehen se mësuesit përdorin stimuj të ndryshëm, fjalë lavdëruese me shkrim / gojë, ndërsa 40% shprehen se mësuesit nuk përdorin stimuj.
Diskutim
Në kohët e sotme mësuesi në klasë nuk është më i rreptë më nxënësin, por i dëgjon ato për çdo problem që ato kanë. Gjatë orës së mësimit a i bën të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe aktivë, pra nuk shpjegon ai gjatë të gjithë kohës duke perdorur mesimedhenien me ne qender nxenesin .Ne lidhje me teknikat stimuluese me se shumti perdor lojen në klasë në lidhje me mësimin. E vetmja metodë që nxënësit duan të ndryshojnë te mësuesit e tyre është që mësuesi t’i nxisë sa më shumë nxënësit të punopjnë në grup të cilën metodë bashkëkohore më të shumtet e mesueseve nuk e perdornin.
Nga studimi që u krye, u vu re se ndikimi I mësimdhënësve te nxënësit me nevoja të veçanta është pjesë dhe faktor i rëndësishëm i jetës shkollore. Mësuesit kanë për detyrë të inkurajojë e të ruajë individualitetin e nxënësit. Faktor shumë i rëndësishëm për rolin është mesuesi,sjellja e tij në klasë por jo vetëm ,sepse figura e mësuesit për nxenesit sidomos kur behet fjale per nxenesit e ciklit te ulet eshte shume e rëndësishme.Sepse ata kalojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre me mësuesin.
Faktor tjeter jane metodat ,teknikat ,dhe strategjit qe përdor mësuesi për te stimuluar nxënësit. Mjedisi, mjedisi fizik,eshte i rendesishem në rolin e mësimdhënësit sepse i krijon nxënësit kënaqësi dhe dëshirë për të kaluar një pjesë të konsiderueshme të ditës në shkollë.
Kërkimet humultuese zbuluan se fëmijëve i sjellin kënaqësi dhe sukses vetëm ato aktivitete që ato pëlqejnë dhe që bëhën në mënyrë bashkëpunuese. Fëmijët e mirëpresin çdo masë mbështetje, inkurajimi dhe motivimi, nga mësimdhënësit e binden për dobishmërinë e tyre, jo vetëm për vete por edhe për shoqërinë në tërësi.
Mësuesit që punojnë me motivim ua transmetojnë edhe nxënësve të tyre duke i bërë të ndjehen të rëndësishëm e të vlefshëm.Mësuesit që zbatojnë metoda të ndryshme kanë si qëllim ngritjen e suksesit të nxënësit, ndjekjet e arritjet e mëdha të tij dhe shpërblejnë suksesin. Mësuesit kreativ udhëzojnë nxënësin që të marrin përgjegjësi për vendosjen e rregullave të ndryshme në klasë. Ato lavdërojnë çdo përgjegjësi të nxënësve dhe nuk nisen nga rezultati përfundimtar
KONKLUZIONI DHE PËRFUNDIMI
Në këtë kapitull kemi mbledhur rezultatet e hulumtimit për rolin e mësimdhënësit te nxënësit me nevoja të veçanta që I kemi realizuar perms pyetësorit hulumtues anketues dhe rezultatet ikemi analizuar dhe interpretuar në kapitullin e mësipërm me anë të tabelave dhe grafikoneve.Në bazë të analizës së rezultateve do të nxjerim edhe konkluzionet e dy hipotezave të vendosura.
Hipoteza 1: Fëmijët me nevoja të veçanta e kanë të rëndësishëm mësimdhënësin e tyre , reflektimi nga anketa I asaj se të gjithë pajtohen se mësimdhënësit e tyre janë demokratë kanë sjellje të mire dhe demokratike me ta nuk I ndëshkojnë fizikisht e të tjera na sjell te besimi se ata janë të lidhur ngushtë me mësimdhënësit e tyre.
Hipoteza 2: Roli I mësimdhënësit dhe metodat bashkëkohore që ai i përdor në mësimdhënie janë jetike për zhvillimin e nxënësit me nevoja të veçanta,pa dyshim që është vërtetuar nga metoda e anketimit por në veçanti nga metoda e vrojtimit. Gjatë vrojtimit në orët mësimore dhe në pushimin e këtyre paraleleve kemi ardhur në përfundim se mësimdhënëset kishim vendim jetik në zhvillimin e këtyre nxënësve. Lidhja e tyre shpirtërore ,besimi që kishin në mësimdhënëset e tyre të krijonte përshtypjen e një roli jetik që mësimdhënësit ua ofronin këtyre nxënësve.
Le të jetë ky një shembull pozitiv që do të mundemi ta përcjellim edhe te mësimdhënësit tjerë si te ata që punojnë në paralele të rregullta po ashtu edhe për ata që punojnë në paralelet me nxënës me nevoja të veçanta. Ju lumtë këtyre mësueseve!.