Bill Gates merr dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit


Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur në Twitter se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gates ka theksuar se po ndihet për mrekulli duke falënderuar të gjithë shkencëtarët, pjesëmarrësit në hulumtime, ekipin rregullator dhe punonjësit shëndetësorë “që e kanë sjellë deri te ky moment”.

“Një nga përparësitë është që jam 65-vjeç dhe që i përmbushi kushtet për vaksinën kundër COVID-19”, ka shkruar Gates përbri fotografisë ku shihet duke u vaksinuar.
Megjithatë ai nuk ka zbuluar se cilën vaksinë kundër COVID-19 e ka marrë.

Baby Boo