Bilall Kasami viziton fshatrat e Komunës së Tearcës, Bervenicës dhe Jegunovcës


Kreu i Lëvizjes BESA, njëherit dhe bartës i listës në zonën zgjedhore gjashtë të koalicionit VLEN, i shoqëruar nga kandidati për deputet në këtë zonë, Adnan Azizi vizituan disa fshatra të Komunës së Tearcës, Jegunovcës dhe Komunës së Bërvenicës. Bashkë me banorët diskutuan rreth programës Plani 2030 VLEN.

Pas takimkt me banorët e Sllatinës Kasami vazhdoi vizitën në Neproshten për të vazhduar më pas në fshatrat me banorë shqiptarë të komunës së Jegunovcës si në Orashë dhe Jazhincë me të cilë bashkëbiseduan rreth sfidave të ndryshme me të cilat përballen çdo ditë, e në veçanti migrimin që i ka boshadisur këto fshayra.

Vizitën Kasami e vazhdoi edhe në fshatrat Çellopek, Miletinë, Radiovcë dhe Tenovë ku u prit nga banorët me shumë shpresë për ndryshimin e madh që do të sjellë Koalicioni VLEN pas fitorës së 8 majit.

Baby Boo