Bilall Kasami takim me kryebashkiakun e Tiranës


Kryetari i komunës Tetovës, Bilall Kasami ka realizuar takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Kasami në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku edhe shkruan: “Takim vëllazëror me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.”

Tirana dhe Tetova gjithmonë do të jenë pranë njëra tjetrës.

Pjesë nga deklarata e Kasamit: “Per mua ishte një kënaqësi e vecantë që sot jam në Tiranë, vërtet që jemi në një situatë sfiduese për Tetovën , dhe të vish në një moment të tillë në Tiranë , kur Tirana prezanton vitin e rinisë për në vërtet është një motiv dhe them është vendimtare për shpresën e të ardhmes në jemi falenderues për mundësine që na jepet, dhe sigurisht është edhe përkunder problemeve ka shpresë, ka të ardhme nga Tirana dhe gjithmonë e them se Shqiperia dhe Tirana gjithmonë ka qenë ne zemrat tona, ka qënë pjese e ëndrave tona dhe une besoj në një bashkpunim të afërt Tirana dhe Shqipëria të bëhen edhe pjesë e jetës tonë të përditshme” tha mes tjerash Billal Kasami./ News33

Baby Boo