Bilall Kasami inspekton nga afër punimet për sanimin të defektit në ujësjellësin e Tetovës


Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot nga afër ka inspektuar punimet për sanimin e defektit në linjën kryesore të ujësjellësit të Tetovës përkatësisht në linjën e Leshnicës.

Gjithashtu ai ka njoftuar se nga sot Tetova do të ketë ujë për pije.

Bilall Kasami:Ekipet e NPK “Tetova”-Tetovë që prej tre ditësh po punojnë në sanimin e defektit të ujësjellësit në linjën e Leshnicës.
Si rezultat i këtyre defekteve të trashëguara shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesë të ujit, andaj si përfaqësues i tyre sot dola të përcjell nga afër punimet për sanimin e defektit të ujësjellësit, i cili fatmirësisht sapo u sanua dhe qyteti i Tetovës nga sot do të ketë ujë të pijshëm.
Dua të falënderoj të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale, që edhe në këto temperatura të ulta nuk u ndalën aspak, por punuan për të zgjidhur problemin.
Poashtu, i uroj shërim të shpejtë të punësuarit Rahim Hasani, i cili u lëndua gjatë punës.

Tetovarët meritojnë jetë dinjitoze në qytetin e tyre!

Baby Boo