Pasi Mozzik deklaroi ndarjen, Loredana bën një veprim të madh për mashkullin që u përfol për një lidhje!


Ditën e djeshme Mozzik bëri lëmsh rrjetin me një nga postimet e tij.
“Single daddy” shkroi reperi sipër një foto dhe kaq u desh që mediat dhe fansat të aludojnë për një ndarje të sërishme mes tij dhe Loredanës.

Vet dyshja nuk ka deklaruar akoma nëse postimi ishte një konfirmim ndarjeje apo bëhej fjalë për diçka tjetër.
Gjersa rrjeti po ziente nga lajmet për ndarje Loredana bëri një veprim të rrallë për një tjetër mashkull.

Artistja gdhendi në trup emrin e producentit të saj “Macloud” dhe nuk ngurroi ta publikojë në rrjete sociale.
Macloud dhe Miksu janë producentët që kanë gisht në suksesin e këngëve të Loredanës dhe tatuazhi me shumë gjasë lidhet me këtë pjesë.
Loredana në trup ka të gdhendur edhe emrin e vajzës së saj Hanës por nuk ka asnjë shenjë të Mozzik.

Baby Boo