Bie nga shkëmbi, humb jetën ambasadori serb në Portugali


Ambasadori serb në Portugali humbi jetën në qytetin bregdetar të Cascais pranë Lisbonës. Ai ra nga një shkëmb pranë detit.

Ekipet e ndihmës së shpejtë bëjnë me dije se e gjetën ambasadorin Oliver Antiç në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shkaqet e këtij aksidenti apo mënyra sesi ai ka rënë, janë ende të paqarta.

Ambasadori Antiç, 72 vjeç u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të goditjeve të mëdha që kishte marrë.

I lindur në Beograd, Antiç studioi për drejtësi dhe në vitin 1975 punoi si profesor në universitet.

Gjithashtu, ai ka punuar dhe si këshilltar i presidentit serb.

Baby Boo