Biden: Nëse amerikanët dhe rusët i hapin zjarr njëri-tjetrit, fillon lufta botërore


Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan NBC. Me këtë rast, Biden foli për krizën në Ukrainë dhe planet e Uashingtonit në rast të pushtimit të mundshëm.

Në pjesën e parë të intervistës, Biden u bëri thirrje amerikanëve që ndodhen ende në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi ngase se rreziku i pushtimit rus vazhdon.

“Nëse amerikanët dhe rusët i hapin zjarr njëri-tjetrit, do të jetë një luftë botërore”.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë për amerikanët që qëndrojnë në vend (të ngjashme me atë në Afganistan), Biden tha: “Ne nuk kemi një plan të tillë. Nëse amerikanët dhe rusët qëllojnë njëri-tjetrin. , do të jetë një luftë botërore. Ne jetojmë në një botë shumë të ndryshme.” tha ai.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit ditë më parë u bëri thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi dhe deklaroi se një plan evakuimi nuk do të zbatohet.

Po ashtu, zëdhënësi e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, nga ana tjetër, deklaroi se nuk ka plane evakuimi të ngjashme me ato në Afganistan për Ukrainën.

Baby Boo