Biden në telashe me partinë e tij, anëtarësia refuzon majtistët: Kurrë mos e përmendni më fjalën ‘socializëm’


Ende pa u certifikuar rezultatet e në prag të lu*ftës legale në gjyqe me republikanët për rezultatin e zgjedhjeve, demokratët kanë një bete*jë të brendshme për të bërë. Majtistët ekstremë kërkojnë të diktojnë kabinetin e Biden dhe kushtëzojnë tani edhe postin e spikeres së Kongresit për Nancy Pelosi që nuk mund të refuzoj tani ideologjinë ekstreme.
Javën e kaluar mbledhja e brendshme e partisë demokratike shkoi si mos më keq dhe demokratët e moderuar të tërbuar me humbjet e përfaqësuesve në Kongres, s’kishin dyshime se kë duhet fajësuar për dështimin e kapjes së treshes, janë socialistët dhe politike e tyre ekstreme. Në mbledhje demokratët e moderuar i kishin vajtuar këto qëndrime të majtistëve që ju kishin humbur ulëset në Kongres. Kërkesa e tyre ishte që partia të denonconte këto qëndrime.

Kongresistja demokrate Abigail Spanberger që mezi kishte ruajtur ulësen në Kongres kishte go*ditur ashpër majtistët brenda partisë në mbledhjen e të enjtes kur kishte thënë prerazi se ‘socializmi’ nuk duhet përmendur më.
“Ne kurrë më nuk duhet të përdorim fjalën ‘socialist’ dhe ‘socializëm’. Ka që mendojnë se kjo nuk ka rëndësi, ka shumë rëndësi. Ne humbëm përfaqësues të mirë për shkak të kësaj” dëgjohet tek thotë Spanberger në mbledhjen e të enjtes të publikuar nga gazeta The Washington Post.

Prot*estat e Black Lives Matter dhe Antifa që përshkallëzoheshin në dhunë dhe plaçkitje nuk ishin denoncuar asnjëherë drejtpërdrejtë nga demokratët dhe ishin përdorë për të përhapur histerinë masive se Shtetet e Bashkuara janë vendi më i padrejtë dhe më racist në botë. As kur këto shkonin si nuk pritej nga ta me su*lme vdek*jeprurëse nuk u dë*nuan. Edhe qëndrimi i mediave tradicionale nuk dallonte nga ai demokratëve që i quanin pro*testa kur këto tanimë ishin trazira dhe revoltë anarkiste ndaj sundimit të ligjit.

Pelosy të premten kishte shpallur kandidaturën për spikere të kongresit përsëri por kishte refuzuar të denonconte krahun socialist. Ajo e kishte pranuar gjatë konferencës për shtyp se kishte dallim në opinione tani kur përçarja mes të moderuarve dhe progresivëve duket se është zgjeruar pas zgjedhjeve të 2020’s.
Qëndrimi i Pelosi nuk ishte gjithmonë ky, në vitin 2019 ajo kishte thënë se socializmi “nuk është qëndrimi i partisë së saj”. Megjithatë, socialistët brenda partisë së demokratëve nuk mendojnë kështu dhe hapur po bëjnë presion që të kenë fuqi vendimmarrëse.

Senatori socialist Bernie Sanders falënderoi grupet socialiste për ‘përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për sigurimin e fitores së Biden.”
Më e zëshmja prej socialistëve Alexandria Ocasio-Cortez kongresistja nga New York, e njohur me planin e saj ujdia e gjelbër dhe histerinë se botës po i vjen fundi për shkak të Trump, tani po peshon edhe në përzgjedhjen e kabinetit të mundshëm të Biden. Ajo sot e kishte quajtur përzgjedhje përçarëse të Rahm Emanual, për shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

“Kjo është sinjal armiqësor për krahun progresiv të partisë” kishte vlerësuar ajo në deklaratën për The New York Times.
Rahm Emanuale kishte shërbyer si shefi i kabinetit të Obamas dhe këshilltar politik i Bill Clinton para se të zgjidhej kryetar i komunës së Chicago.
Presidenti amerikan Trump e kishte quajtur shpesh Biden si “kali i Trojës’ i agjendës socialiste, duke e cituar vazhdimisht task forcën e unitetit të Biden me Sanders, duke ju referuar vazhdimisht si manifesto gjatë fushatës.

Baby Boo