Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Shkon në 18 mijë numri i të vrarëve


Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, thuhet se ka thënë se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë deri tani në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Al Jazeera citon zëdhënësin Ashraf al-Qudra të ketë thënë se të paktën 49,500 të tjerë janë plagosur.

Ai tha për median se 297 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 550 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

Hamasi është një organizatë terroriste e ndaluar në shumë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe ShBA-në.

Por OKB-ja i konsideron të besueshme shifrat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan BBC.

Baby Boo