Biden gjatë fushatës elektorale: Kosova ka emërtuar një rrugë me emrin e djalit tim të ndjerë


Kandidati demokrat për president të SHBA-ve Joe Biden gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan e ka përmendur Kosovën. Ai ka kujtuar se si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij një rrugë në Kosovë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden. Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë.

“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së shkoi në Kosovë – o baba do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden” për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim) si shumë të tjerë para se ta humbte jetën” tha Biden.

Kujtojmë që më 6 qershor të vitit 2016 Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafës.

Mustafa në mbledhjen e kabinetit qeveritar kishte thënë se emërtimi i kësaj rruge shumë të rëndësishme të Kosovës me emrin e Beau Biden, ishte diskutuar në të gjitha nivelet dhe ishte një disponim i përgjithshëm që përmes këtij vendimi të tregohet falënderimi dhe mirënjohja për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës veçmas për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Baby Boo