BFI vazhdon me iftarët për funksionarët: Mbrëmë në Shkup, ministra, kryetar komunash, drejtorë…darkuan me Reisin (foto galeri)


Bashkësia Fetare Islame BFI e Maqedonisë ka vazhduar me shtruarjen e iftarëve për funksionarë të niveleve të ndryshme të pushtetit qendror dhe lokal si dhe personalitete të jetës publike, shkruan Fakte. Mbrëmë në Shkup u shtrua një iftar, ku Reisi Sulejman Rexhepi priti ministra, kryetarë komunash, drejtorë etj., nga Shkupi dhe rrethina. Në lajmërimin e myftinisë së Shlupit thuhet:

“Iftari i shtruar dje (24.05.2018) ishte dedikuar bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Myftinis së BFIM – Shkup me të cilët janë në kontakt të përditshëm për çështje të ndërlidhura me Myftinin, xhamitë dhe besimtarët. Në këtë iftar morën pjesë kryetari i BFIM-së Reis ul Ulema H.Sulejman Ef.Rexhepi, nënkryetari i qytetit te Shkupit z.Enver Maliqi, kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski, kryetari i komunës sê Zelenikovës Borçe Gievski, përfaqësues të komunave tjera të Shkupit, përfaqësues nga Komisioni Shtetëror për Mardhënie Ndërfetare dhe Grupet Religjioze, drejtori i Higjienës Komunale Abdusamet Shabani dhe perfaqësues të institucioneve tjera shtetërore. Në këtë iftar mysafir nderi kishim edhe një delegacion nga BIK-u (Bashkësia Islame e Kosovës).

Pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tyre në këtë iftar, Myftiu Qenan Ef.Ismaili theksoi: “Pjesëmarrja në këtë Iftar të përbashkët, prej komuniteteve dhe autoriteteve nga institucione të ndryshme shteterore nuk është vetëm shenjë respekti, por edhe një gatishmëri për të vazhduar bashkkëpunimin ndërinstitucional në shërbimin e përbashkët qytetarëve gjegjësisht bedimtarëve”.
Në fjalën e rastit Reisul Ulema mes tjerash potencoi: “ Ky iftar është një mundësi shumë e mirë për të njohur me mire vlerat e njeri tjetrit dhe për të përjetuar një bashkëpunim të mirëfilltë institucional ”

Nryshe, Myftinia e Shkupit do te vazhdon me shtruarjen e iftareve edhe për shtresat tjera të shoqërisë dhe realizimin e aktiviteteve dhe programeve të ndryshme pergjatë ketij muaji te Bekuar të Ramazanit. Edhe ky iftarë kishte një donatorë për të cilin e lusim Allahun që ta shpërblejë për kontributin e dhënë.”- thuhet në lajmërimin e Zyrës për informim të Myftinisë së Shkupit./FAKTE.Net

Baby Boo