BFI: “Skender Buzaku si Boki 13”


Duke ju kundërpërgjigjur akuzave të cilat Buzaku i tha sot para Bashkësisë Fetare Islame, këto të fundit në një prononcim me shkrim thonë se Buzaku është i njëjtë me “Boki 13” dhe se ai sot është dashur të arrestohet e jo të del para mediave.

Nga Bashkësia Fetare Islame gjithnjë për TV21 thonë se mos arrestimi i Buzakut është tregues se shteti është i kapur dhe pohojnë se kjo është një shuplakë për demokracinë.

“Sot, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit. Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё. Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame.

Nga atje rikujtojnë se Buzaku në vitin 2015, Skender Buzaku kishte dёnim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhune dhe shtojnë se ai e pёrsёriti veprën.

Baby Boo