Kroacia i dhuron 20 mijë vaksina “Astra Zeneka” Maqedonisë së Veriut

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes, 20.000 vaksina “Astra Zeneka”, donacion nga Republika e Kroacisë, mbërritën në vend.
Nga MSH thonë se vaksinat do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin nga java e ardhshme.

“Ky është donacioni i dytë i vaksinës ‘Astra Zeneka’ nga qeveria kroate. Në fillim të korrikut, donacion prej 10.000 vaksinash u bë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman”.
“Solidariteti dhe ndihma gjatë pandemisë është akt që e bën më të suksesshëm të gjithë procesin e lu*ftimit të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shpreh mirënjohjen e tij për qeverinë kroate për këtë akt solidariteti”, thonë nga MSH.

Baby Boo