BFI për pr*otestën e medresantëve: Së shpejti akreditohet Medreseja, na kanë premtuar politikanët


Bashkësia Fetare Islame ka reaguar pas protestave të nxënësve të medresesë “Isa Beu” në Tetovë, nëpërmjet të cilës u kërkua njohja e diplomave të kësaj shkolle teologjike në universitetet e Maqedonisë së Veriut.
Bashkësia Fetare Islame me seriozitetin më të madh i ka pranuar shqetësimet e nxënësve të Medresesë Isa Beu, si nga Qendra ashtu edhe nga Paralelet e Shtrira të vajzave.

Njoftojmë opinionin publik se rreth 5 vite po bëhen përpjekje të vazhdueshme për akreditimin e Medresesë Isa Beu në sistemin arsimor të vendit. Këtë e vërteton arkiva e BFI në të cilën janë protokolluar të gjitha kërkesat deri më tani.

Si rezultat i asaj që vitin e fundit janë intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, tash më është përgatitur drafti i cili në një afat të caktuar do të futet në procedurë parlamentare me qëllim të sjelljes së ligjit.
Në bisedat e shumta që ka pasur Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, ka marrë premtime se kjo çështje do të merr epilogun e vet pozitiv.

Të këtilla janë garancitë nga faktorët relevant politik dhe Qeveritar.
Akuzat se BFI nuk i përfill kërkesat e nxënësve vijnë si rezultat i informimit të pamjaftueshëm, apo për qëllime të tjera jo të ndershme, që bien ndesh me realitetin.

Baby Boo