Bexheti: Ekonomia e Maqedonisë është në prag të recesionit


Akademiku dhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Abdulmenaf Bexheti në një prononcim ekskluziv për Almakos ka vlerësuar rezultatet ekonomike në vitin e parë të qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev. Akademiku Bexheti ka theksuar se viti i kaluar ka qenë i keq për ekonominë e vendit, e cila sipas statistikave, ka qenë në prag të recesionit.
Këtë ngecje ekononike, Bexheti e sqaron me përkushtimin e qeverisë për normalizimin dhe zgjidhjen e problemeve të hapura me fqinjët dhe nuk ka pasur përqëndrimin e nevojshëm për të përmirësuar gjendjen ekonomike. Ai thotë se marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë kanë krijuar klimën dhe vullnetin pozitiv, por fatëkeqësisht ato nuk kanë ndikuar në rritjen ekonimike.
Sipas tij, qeveria e re ka pasur përmirësime në disa politika ekonomike, siç janë rritja e transparencës dhe llogaridhënies si dhe shpenzimi racional i mjeteve, megjithatë ka pasur edhe dështime për shkak të mungesës së kapacitetit institucional duke mos qenë në gjenjde të realizojë investimet kapitale.
Megjithatë Bexheti është optimist deri në fund të vitit pret rezultate pozitive ekonomike sepse janë krijuar rrethana pozitive ekonomike.
Ai shton se kapitali shkon në vende me qetësi, stabilitet dhe kapacitete institucionale, të cilat janë të gatshme t’i realizojnë këto investime.

Almakos

Baby Boo